Anderleht-Bayern u ndërpre për disa minuta, tifozët në shenjë proteste hodhën në fushë...

Ndeshja e sotme e Champions League, Anderleht-Bayern, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për bavarezët, u ndërpre për disa minuta.

Shkak për ndalimin e ndeshjes u bë se tifozët filluan të hidhnin sende nga tribuna, por jo çakmakë dhe shishe, por para letër.

Tifozët kishin printuar disa kartmonedha 100 euroshe dhe i hodhën në fushë, në formë proteste, kundër klubit belg.

Përveç parave fallso, tifozët hapën dhe një pankartë ku shkruhej: “A u plotësua lakmia juaj tani…100 €?”

Zakonisht tifozët e klubit gjerman paguajnë 50 euro për biletë, por sonte ata kishin paguar dyfishin.