Tre skuadra të mëdha sigurojnë kualifikimin në Champions League, ja cilat janë

Bayern Munchen dhe Barcelona janë dy skuadrat e radhës që siguruan një vend në 1/8-at e Champions League.

Bayern fitoi 2-1 në transfertë me Anderlecht, me gola të Lewandoowkit dhe Tolisso ndërsa për vendasit barazoi provizorisht Hanni.

Në Grupin D, Barcelona me Messin zëvendësues barazoi 0-0 në Torino me Juventusin duke marrë dhe biletën për në 1/8, madje në klasin e parë si kryesuese e grupit.

Juventus e shtyn për ndeshjen e fundit ndaj Olympiacosit kualifikimin pasi Sportingu i Lisbonës mposhti 3-1 grekët nga Pireu me dy gola të Dost dhe një të Bruno Cesar ndërsa për miqtë shënoi në fund Odjidja.

Në Grupin C, Chelsea e preu biletën që pasdite pasi mundi 4-0 Qarabagun në Azerbajxhan, me Ansi Agollin që luajti 90 minuta të plota.