VIDEO/ Noizyt dhe Ledrit publikuan këngën e re, po bëhet nami me klikimet në You Tube

Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i reperëve të njohur shqiptar, Noizyt dhe Ledri Vulës.

Kënga e re titullohet “Dje & Sot”.Producentët e këngës janë BledBeats dhe Johan Bejerholm, ndërsa “Beat”-in e këngës e ka bërë Butrint Bucinca dhe Duja.

Kanë mjaftuar vetëm 10 orë nga momenti i publikimit të kësaj kënge dhe duket se po bëhet nami në kimikimet e saj në You Tube. Deri tani kënga e Ledrit dhe Noizyt numëron rreth 700 mijë klikime.

Kënga e fundit e Noizyt është “100 Kile”, ndërsa e Ledri Vulës “TTZ’.