Tjetër i arratisur pas lëshimit të fletë arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Një prej zyrtarëve të lartë tëq policisë prej të cilëve është lëshuar urdhër arresti dyshohet të jetë larguar drejt SHBA-ve.

Sokol Bode, ish-shefi i policisë kufitare të Dhërmiut mund të jetë larguar për në Amerikë.

Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë.

Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës. /Lapsi