Nisin bastet që Italia shkon në Botëror, koeficenti ju bën milioner

Kualifikimi i Italisë për në Botëror nuk është thjesht një hipotezë. Mundësia që Peruja të skualifikohet për shkak se ndryshimet e ligjit do ta bëjnë federatën një organ të drejtuar nga qeveria janë të mëdha, edhe pse këta të fundit e mohojnë.

Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi, kanë nisur bastet dhe disa kompani parashikojnë rikthimin e Italisë dhe përjashtimin e Perusë.

Në koeficientët e “Sisal Matchpoint”, pjesëmarrja e Italisë në Rusi ka koeficientin 50.

Një ëndërr në limitet e të pamundurës duke parë që skualifikimi i Perusë ka koeficientin 1.01. Megjithatë, ndoshta dikush mund të guxojë të bëjë parashikimin.

Rikthimi i Italisë në “Rusi 2018” jo vetëm që mund t’u japë kënaqësi personale tifozëve të kësaj kombëtareje, por edhe mund t’i bëjë milionerë.