Zbardhet Emri/ Ja kush është zyrtari i 3 që pritet të arrestohet

“SYRI.net” ka zbuluar edhe emrin e tretë të zyrtarit të lartë ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti.

Bëhet fjalë për Gjergji Kohilën, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Kohila, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë Vlorë kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, dyshohen se kanë bashkëpunuar me “Habilajt” në trafikun e drogës.