FOTO/ Dosja 'Tahiri' Ja kush është zyrtari i dytë ndaj të cilit ka fletë-arresti

SYRI.net ka zbuluar edhe emrin e dytë të zyrtarit të lartë ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë, Sokol Bode, i cili ka dalë edhe në foto me Moisi Habilajn. 

Pas largimit nga Vlora, Sokol Bode ka qenë drejtues në Policinë e Shkodrës, duke mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të sektorit të kërkimit.