FSHF jep këtë njoftim të papritur për Christian Panuccin

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një njoftim të papritur për trajnerin Christian Panucci. Institucioni më i lartë i futbollit në vend ka njoftuar se trajneri do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e enjte, pranë ambjenteve të FSHF-së.

Mendohet se në këtë konferencë trajneri do të flasë për ndeshjen kundër Turqisë, pasi për shkak se u luajt në Antalia, për sfidën është folur shumë pak në Shqipëri.