Gjermani Boschard i OSBE në vend të kroates Vllahutin?!

Shqiptarët kanë perceptimin se Romana Vllahutin, ambasadore e BE në Tiranë, është e kompromentuar me blerjen korruptive të vilës 1,5 milion euro në lagjen e vipave në Tiranë dhe si mbështetëse e hapur e Ramës. Ky perceptim ka bërë që të zvenitet imazhi i BE në sytë e shqiptarëve dhe të rritet mosbesimi në orientimet e dhëna nga kjo zyrë.

Konkretisht shumica e shqiptarëve besojnë se Vllahutin është një nga zyrtaret më të kompromentuara të Brukselit që po ndihmon Ramën të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë për të mbrojtur të gjithë prapësitë e qeverisjes së tij 5-vjeccare.

Ajo nuk ka thënë asnjë fjalë për ministrat e korruptuar të qeverisë Rama, të deputetëve të inkriminuar të grupit parlamentar të përzgjedhur nga Rama, për kryetarët e bashkive me rekorde kriminale të kandiduar nga Rama, ka heshtur për kultivimin e kanabisit nga dita e parë deri më sot dhe së fundmi ka mbyllur gojën për rastin Tahiri dhe klanin mafioz të Habilajve.

Edhe ambasadori i OSBE në Tiranë, dikur ambasador i Gjermanisë në Tiranë dhe Drejtues i Euleksit në Kosovë, Bernd Boschard, perceptohet negativisht nga shumica e qytetarëve shqiptarë edhe në Tiranë edhe në Prishtinë.

Ai perceptohet në Tiranë si mbështetës i vendosur i qeverisë Rama dhe si një person që ka marrëdhënie të dyshimta me Erion Veliajn dhe mbështetës i flaktë i tij. Edhe ky ambasador s’ka thënë asnjë fjalë për ministrat e korruptuar të qeverisë Rama, të deputetëve të inkriminuar të grupit parlamentar të përzgjedhur nga Rama, për kryetarët e bashkive me rekorde kriminale të kandiduar nga Rama, si dhe ka heshtur për rastin Tahiri dhe klanin mafioz të Habilajve.

Ka bërë disa deklarata nga të cilat është tërhequr pas presionit të Ramës për kultivimin e kanabisit, dhe në Tiranë thuhet se këtë e ka bërë për ti shërbyer Veliajt në luftën për të eliminuar politikisht konkurrentit Tahiri?!

Meqë Vllahutin është tejet e konsumuar për shkak të komprometimit ekstrem që nuk i ka ndodhur më parë ndonjë ambasadori tjetër të BE në Tiranë dhe mesa duket edhe në Bruksel rasti i “vilës 1.6 milionëshe” ka shkaktuar tronditje/tërmet që kanë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë, duket se është menduar largimi i saj a shumë bujë.

Në dijeni të këtij fakti Rama është aktivizuar duke vënë në veprim rrjetin Soros në Bruksel për të emëruar si ambasador të BE-së në Tiranë një person që do të mbështeste fuqimisht qeverinë e tij dhe nuk do të trazonte asgjë nga bëmat e tij, sidomos në këtë moment kur gjithcka flet për degradim dhe rrënim të qeverisë Rama. Media ka hedhur këto ditë në publik një emër, atë të Bernd Boschard.

Shtrohen disa pyetje:

A do të jetë ambasadori i OSBE Boschard zëvendësuesi i Romana Vllahutin? A ka ndërhyrë Rama dhe a është vënë në veprim Ditmir Bushati për të bashkëpunuar me miqtë e rrjetit Soros në funksion të emërimit të Boschard në zyrën e BE në Tiranë?

A do të komprometonte më rëndshëm pozitat dhe imazhin e drejtuesve të lartë të BE në Bruksel në sytë e shqiptarëve që dinë gjithçka për Boschard dhe nuk janë naivë për të mos kuptuar këtë emërim klientelist?

A mos vallë kjo është edhe një lëvizje për të larguar Ramën dhe sjellë në krye të qeverisë Erion Veliajn dhe ruajtur kështu pushtetin e PS deri në fund të mandatit por duke pastruar politikën nga kriminelët e lidhur me Ramën, nga korrupsioni i Ramës dhe ministrave të tij, dhe nga narkotrafiku?

Dhe së fundmi, nëse kjo gjë nuk është e vërtetë, a do ta përgënjeshtrojë atë Boschard? Përndryshe të gjithë do të besonin se kjo do të ishte e vërtetë dhe zhgënjimi do të rritej ndjeshëm.