‘Lojtarëve duhet t’u mbys lepurin që kanë në bark’. Si kjo deklaratë nuk keni dëgjuar kurrë

Trajneri shkodran që drejton Lushnjën, Hysen Dedja, ka folur pas humbjes 2-1 në transfertë kundër Vllaznisë.

“Unë prisja shumë për të marrë një rezultat pozitiv. Duhet të kishim dhënë maksimumin. Nuk e di ku t’ia gjej atë lepurin që t’ua mbys në bark, pasi lojtarët kanë një ndrojtje. Kemi punë për të bërë në skuadër dhe me impenjimin që kanë mendoj se do të marrin edhe pikë”, deklaroi Dedja.