Dënimi i përjetshëm për Ratko Mlladiç/Berisha: Fitore e drejtësisë ndërkombëtare, ngushëllim për…

Dënimi i dhënë sot nga Gjykata e Hagës për kasapin e ballkanit, gjeneralin famëkeq, Ratko Mlladiç, është përshëndetur edhe nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha ka mbështetur plotësisht vendimin për burgim të përjetshëm

"Të dashur miq, dënimi me burgim të përjetshëm i njërit prej kasapëve më barbarë të Ballkanit në të gjitha kohërat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç është një fitore e drejtësisë ndërkombëtare.  Dënimi i këtij xhelati sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është në një farë mënyre edhe një ngushëllim për familjarët e qindra mijëra viktimave të genocidit serb në Bosnje Herzegovinë", shkruan Berisha.