ZYRTARE: Çfarë po ndodh? 4 lojtarë largohen nga Partizani

Me marrëveshjen nga të dyja palët 4 lojtarë të Partizanit largohen nga skuadra.

Lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës: Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak e kanë mbyllur këtu aventurën tek 15 herë kampionët e vendit.

Njoftimi i plotë i Partizanit:

Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit.

Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanelën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive.