Meta s'mund të hedhë shortin për KED, letër Kuvendit: Zgjidhni boshllëkun ligjor

Presidenti i Republikës Ilir Meta duhet të hedhë shortin më 5 dhjetor të këtij viti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, por infrastruktura ligjore nuk ekziston: institucionet KLGJ dhe KLP që duhet të sjellin kandidaturat për KED ende nuk janë ngritur.

Për këtë arsye, pas konsultave, Presidenti ka vendosur t'i drejtohet Kuvendit me një letër ku shprehet se "duhet të hedhë shortin deri në 5 dhjetor për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, por ka vakuum ligjo. Kandidaturat i sjell KLGJ e KLP, por këto dy institucione nuk janë formuar. Kuvendi, që bëri ligjin për institucionet e reja, i kërkohet të zgjidhë dhe këtë boshllëk ligjor”.