'Kasapi i Ballkanit' dëbohet nga Gjykata e Hagës, sulmon verbalisht gjyqtarët

Ish komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç u debua nga gjykata e Hagës pasi ka sulmuar verbalisht gjyqtarët që po lexonin verdiktin.

Dëbimi i tij ka ndodhur pasi gjykatësi refuzoi kërkesën e avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore.

I njohur si "Kasapi i Bosnjës", Mlladiç përballet me 11 akuza, duke përfshirë gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, akte barbare të kryera gjatë luftës ë Bosnjës, në vitet 1990. 74-vjeçari ka mohuar te gjitha akuzat.

Megjithatë Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit./SYRI.net/