Protestë në bypass-in e Fierit, qindra punëtorë duan pagat e 18 muajve

Rruga e Mbrostarit në Fier sot ka qënë e bllokuar nga  qindra persona, punëtorë të 48 firmave nënkontraktore dhe furnitore që ndërtuan një pjesë të Bypass-it Fier dhe nuk janë paguar për 6 muaj gjatë vitit 2015 dhe gjatë gjithë vitit 2016.

Kjo është protesta e dytë e tyre dhe punëtorët kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën radhën tjetër duke mos lejuar vazhdimin e punimeve, për të cilat qeveria shqiptare karihapur tender.  

Ata kanë takime me Autoritetin Rrugore Shqiptar ku u është premtuar se situata do të ishte e përkohshme, se pagesat do të kryheshin dhe se do të ishim të likuiduar pa filluar faza e ritenderimit të këtij projekti.

Por, pagat nuk janë dhënë deri më sot dhe objekti është hedhur sërish në tender.

Por, punonjësit që punuan vetëm për bypassin e Fierit janë rreth 600 dhe ata kërcënuan se pa marrë paratë, asnjë firmë tjetër nuk do të lejohet të vazhdojë punime.