Panariti nxjerr bllof Ramën: Buxheti i bujqësisë, ja sa është rritja reale...

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka nxjerrë bllof qeverinë në lidhje me fondet që ka parashikuar për bujqësinë për vitin 2018. Panariti shkruan se ndërkohë që rritja e buxhetit për bujqësinë në 2018 është 8 % më e lartë se ajo e 2017, propoganda e bujqësisë do të thotë se rritja është 15 %.

“Cilën duhet të besojmë, bujqësinë e propagandës apo të shifrave kokëforta të buxhetit ?!!

Ju ftoj të merrni lapsin dhe të bëni një ushtrim të thjesht aritmetik.

Bujqësia e vitit që po mbyllet pati në dispozicion 10 miliardë e 171 milion lekë,  ndërsa bujqësia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliard e 944 milion lekë.

Sa është rritja në përqindje krahasuar me një vit me pare? Aritmetike e thjeshte, rritje vetëm me 8% dhe jo me 15% sicx e do dhe e shpallë bujqësia e propagandës.

Ndërkohë që ky sektor vetëm këtë vit futi në prodhimin e përgjithshëm të vendit, plot 25 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. E kuptoni se ku jemi?”, shkruan Panariti.