", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO +16/ Pamje horror! Demi i ngul brirët toreadorit

Mjaftoi një fragment sekondi për ta gjetur veten në ajër me një plagë të rëndë, pasi demi me të cilin po performonte në fushë i nguli brirët.

Mund të përfundonte gjithçka në tragjedi për Luis David Adame, një toreador meksikan, i cili këtë të shtunë po jepte shfaqje në arenën e Queretaro.

Pasi i tundi pëlhurën e kuqe përpara turirit, demi i tërbuar i nguli brirët. Toreadori i gjakosur nxitoi të dalë jashtë arenës, ku i erdhën direkt në ndihmë.

Ai u transportua nga kolegë në spital, ku mëngjesin e së dielës, mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e qëndrueshme.

“Mos u shqetësoni, nuk është asgjë krahasuar me momentet kur njerëzit thërrasin ‘toreador’”, shkroi Adame në Twitter.