FOTO/ Gjakoset keq konkurrentja e 'Dance With Me'

Të jesh pjesë e një spektakli kërcimi, nuk është kaq e lehtë sa duket..., të paktën jo për aktoren dhe moderatores Rudina Dembacaj.

Balerini Graciano Tagani ka publikuar në rrjete sociale një video, në të cilën ka treguar se Dembacaj ka vrarë këmbën dhe si pasojë është gjakosur gjatë provave.

Megjithatë gjatë videos aktorja dukej në gjendje mjaft të mirë shëndetësore, pasi është shfaqur duke qeshur dhe duke bërë shaka.