VIDEO/ Shpërndante droge në gjimnazet e Tiranës, arrestohet. Ja kush është
Një shpërndarës droge në gjimnazet e kryeqytetit është arrestuar. Në pranga është vënë Erind Krakulli, 30 vjeç.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se: Arrestimi i tij u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative rezultonte se: Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi);
• 1 (një) krehër pistolete model 54;
• 4 (katër) fishekë luftarake model 54;
• 1(një) aparat celular i markës "Iphone 5".
I riu akuzohet për veprat penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Njoftimi i Policisë lidhur me rastin
Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Arrestohet një shtetas.
Me datë 21.11.2017, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se:
Shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi)
• 1 (një) krehër pistolete model 54
• 4 (katër) fishekë luftarake model 54
• 1(një) aparat celular i markës "Iphone 5"
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal.