VIDEO/ Nëse pranon të jetosh në këtë fshat, shteti të jep 60 mijë franga

Për një euro të blesh shtëpi në Siçili, apo të pranosh 60 mijë franga zvicerane si dhuratë për të jetuar në fshatin zviceran të Valisit, Albinen?! Në Europë, por edhe në Zvicër, fshatrat ruralë janë duke dalë me oferta të ndryshme për të parandaluar emigrimin.

Albineni, një fshat zviceran i Kantonit të Valisit shtrihet në një shpat malor në lartësi mbidetare prej 1.300 metrash. Fshati ka një pamje fantastike, ajër të pastër dhe shumë diell. Përpos kësaj, në afërsi prej vetëm gjashtë kilometrash gjenden banjat termale të Leukerbad. Nuk ka shumë vende pune, por kryeqyteti Sion dhe qyteti më i afërt Visp, janë në distancë prej 35 minutash, me veturë.

Kryetari i komunës, Beat Jost ka theksuar se shkolla e këtij fshati mund të mbyllet pasi ate e vijojnë vetëm dy fëmijë. Prandaj ai bën thrirrje që të parandalohet eksodi nga fshati, pasi tokë punuese ka në sasi të mjaftueshme.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe asmableja komunale e fshatit, e cila ka ofruar kushte të mira për personat e moshës nën 45-vjeçare, të cilët kanë dëshirë të jetojnë në këtë fshat. Personat individualë do të përfitonin 25 mijë franga zvicerane, ndërsa një çift do të merrte 50 mijë franga. Për çdo fëmijë, komuna do të dhuronte shtesë edhe dhjetë mijë franga.

Me këtë ofertë, një familje katërantarëshe do të përfitonte 60 mijë franga, ndërsa ajo me pesë anëtarë, 68 mijë franga.