VIDEO/ Pepe telefonon Ronaldon: Largohu nga Reali! Transferohu tek ky klub...

Mbrojtësi i Besiktasit, Pepe e ka ftuar Cristiano Ronaldon t’i bashkohet klubit të Besiktasit.

“Nëse do të ishte e mundur që një gjë e tillë të ndodhte, natyrisht se do të doja që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet Besiktasit”, ka thënë Pepe për televizionin e klubit, shkrua SYRI.net.

Pepe e ka bërë ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon, cakun më të fundit të klubit turk në rrjetin social Twitter, duke përdorur hashtagun #ComeToBesiktas (Eja në Besiktas).

#ComeToBesiktas është sensacioni i klubit turk në Twitter.