Gjykata rrëzon Salianjin/ Gazetari Fundo nuk shpifi për të

Gjykata e rrethit në Tiranë ka “rrëzuar” sot në mesditë padinë e deputetit të Bashës, Ervin Salianji ndaj agjencisë së lajmeve CityNews.al.

Disa muaj më parë Ervin Salianji paditi në gjykatë  duke pretenduar se shkrimet e publikuara në adresë të tij ishin shpifje, të cilat i kishin dëmtuar imazhin.

CityNews e përfaqësuar nga avokati Klaidi Tefik ka ndjekur procesin gjyqësor dhe së bashku me administratorin e Elvi Fundo janë paraqitur në gjykatë për tu njohur me vendimin e saj.

Në dhjetëra shkrime të agjencisë ka publikuar materiale politike dhe jo vetëm duke pretenduar se deputeti i Bashës, Ervin Salianji është një personazh politik i sponsorizuar nga lidhje të forta me të majtën dhe është akuzuar shpesh si një mashtrues politik publik.

Gjykata e Tiranës sot shpalli vendimin duke e rrëzuar kërkesën e Salianjit, i cili pretendonte se ishte dëmtuar ndaj kërkonte 2 milion lekë të reja dhe publikimin e vendimit të gjykatës në agjencinë e lajmeve CityNews.al.

Sot gjykata ka “rrëzuar” deputetin mashtrues politik publik të Lulzim Bashës.

Në fakt sot nuk ka humbur klienti dhe një nga “kllounët” e Lulit, por sot me vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, media ka fituar një betejë për fjalën e lirë me klasën e korruptuar politike në vend.