LSI, apel të fortë Ramës: Trego për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër '97

LSI-ja ka zbuluar sot një "tërmet financiar" që i kanoset vendit: 2 miliardë euro që Shqipëria rrezikon t'i paguajë për shkak të kontratave të prishura.

Kreu i Grupit Parlamnetar, Petrit Vasili e ka zbuluar sot këtë fakt duke i bërë një apel të fortë, kreut të qeverisë:

"Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'. Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.

Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar. Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.

Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.

Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.

Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi."