Takim me deputetët, Fino në merak për Tahirin, Rama: Saimiri nuk ka pse të shqetësohet

Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me deputetet socialiste të Komisionit të Ligjeve.

Ndërkohë Report Tv raporton se në takim e zhvilluar në ambientet e kryeministrisë, ka qenë deputeti Bashkim Fino, i cili ka ngritur shqetësimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Finos, Tahirin është i shqetësuar. ‘E takova para dy ditësh dhe është i shqetësuar për zhvillimet e fundit të çështjes së Orest Sotës’, mësohet se ka thënë Fino.

Mesohet se kryeministri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes se patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës.

Sipas Ramës çdo kush mund ti harrojë patentat në makinën e një tjetër personi.

“Saimir nuk ka pse shqetësohet. Gjetja e patentës nuk e implikon asnjë njeri’, mësohet se ka thënë Edi Rama.