ZYRTARE: Sos durimi, shkarkohet trajneri në Serie A

Pas 8 humbjeve në kampionatin italian, drejtues të Udineses nuk mund të durojnë më pasi kanë shkarkuar trajnerin, Gigi Del Neri.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi italian ndërsa Massimo Oddo do të jetë trajner i ri i Udineses, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Ish mbrojtësi i Milanit, sot pritet të emërohet pasardhës i Gigi Del Nerit te skuadra që ka grumbulluar vetëm 12 pikë në Serie A.

/ OLDI Mele / SYRI.net /