Ish-ministri bën thirrjen: Është përbindësh, ta rrëzojmë. Ja kë ka tradhëtuar Rama

Bërja publike e skandaleve të qeverisë së Edi Ramës ka bërë që edhe thirrjet për rrëzimin e tij të shtohen. Kështu edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani të bëjë thirrje për ta rrëzuar qeverinë e Ramës.

Sipas Manjanit, Rama është i gatshëm ti shesë të gjithë, vetëm që ai të mos bjerë nga pushteti.

‘Nëse presim të bjerë vetë nga pushteti, gabojmë! Ai është përbindësh!

I shet të gjithë për pushtetin e tij! Sajen, Gjushin, Qazimin madje e Olsin. Ministrat,deputetët e tregëtarët e drogës i shet lirë!

Që ta mbledhim mendjen: Ai duhet rrëzuar! Droga është më e keqe se diktatura!’, shkruan Ylli Manjani në Twitter.