VIDEO/ Neymar tallet keq me kundërshtarin, braziliani del nga ‘hija’ e Messit

Paris Saint-Germain fitoi me rezultatin 4-1 përballë Nantes në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1 të Francës.

Neymar ka dalë nga hija e Messit dhe së fundmi ka dhuruar spektakël në “Parc des Princes”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

Fillimisht braziliani turpëroi lojtarin e Nantes të cilin e dribloi duke i kaluar topin mes këmbëve, ndërsa disa minuta më vonë ai jep një asist fantastik për Cavanin.