Prokurori Martini: Ankesat e mia në drejtim të ambasadave...

Prokurori Anton Martini ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga gazetarja e kronikës Anduena Llabani, në lidhje me ankesat në tre ambasadat kryesore në vend.

Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, prokurori Martini thekson se gazetarja e kronikës, Llabani tha gjëra të pasakta.

 “Desha të them se Anduena tha gjëra të pasakta lidhur me ankesat e mia në drejtim të ambasadave për hetime konkrete”, thuhet në mesazhin e  Martinit, dërguar drejtuesit të emisionit.