Robert Mugabe dhe gruaja e tij jetojnë në vilën 10 milionë dollarëshe, teksa miliona banorë të Zimbabvesë vuajnë nga varfëria

Kjo vilë luksoze është në pronësi të Robert Mugabe dhe bashkëshortes së tij Grace, edhe pse miliona banorë të vendit të tyre Zimbabvesë vuajnë nga varfëria.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin vilën e njohur si “Kulmi i kaltër”, në të cilën 93-vjeçari bën jetë luksoze larg nga lagjet dhe zonat e varfra, ku populli i Zimbabvesë mezi arrin ta sigurojë bukën e gojës.

Vila ka 25 dhoma gjumi dhe kap vlerën e 10 milionë dollarë, dhe gjendet në Harare e rrethuar me rrethoja të hekurta në një hapësirë prej 44 akra.

Brenda saj nuk mungon asgjë, përkundrazi ajo ka pishinë, dysheme me granit të shtrenjtë e shandan gjigant.

Këto fotografi janë publikuar me qëllim që të shërbejnë si prova, se Mugabe dhe bashkëshortja e tij nuk hezitojnë të shpenzojnë miliona dollarë edhe pse miliona banorë vuajnë nga varfëria.