Fundi i hidhur për Luftëtarin, Laçi i heq nga duart fitoren

Në Gjirokastër u luajt ndeshja e javës së 11-të e Kategorisë Superiore mes Luftëtarit dhe Laçit, shkruan SYRI.net.

Kjo sfidë përfundoi në barazim 1-1, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë mjaft të çmuar.

Fillimisht shënuan vendësit me anë të Abazajt që në minutën e dytë, por fundi ka qenë i hidhur. Laçi këmbëngul deri në limit dhe në të 89’ Gjoni barazon shifrat dhe vulos rezultatin final të kësaj sfide.

Me këtë pikë të marrë Luftëtari mbetet në vend të 8-të, duke lënë poshtë vetes Vllazninë dhe Lushnjën, ndërsa Laçi i pesti.