ZYRTARE/ FIFA i jep lejë talentit kosovar të luajë kundër Turqisë

Talenti kosovar Mërgim Vojvoda është prurja më e fundit i cili merr zyrtarisht dritën jeshile nga FIFA për të luajtur ndeshjen e 12 nëntorit kundër Turqisë të vlefshme për eliminatoret e Kampioanatit Botëror “Rusi 2018”.

Vojvoda është pjesë e skuadrës belge, Mouscron dhe të shtunën do të jetë nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaki.

Vlen të theksohet që Vojvoda ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U21 por ai ka zgjedhur të luajë për vendlindjen e tij.