BE e gatshme t’i ofrojë Londrës marrëveshjen tregtare më ambicioze

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier konfirmoi sot se BE-ja ishte e gatshme të ofronte për Londrën marrëveshjen tregtare më ambicioze pas Brexit, me kusht që Britania e Madhe të respektonte kushtet e divorcit.

“Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të ofrojë qasjen e tij më ambicioze për traktatet e tregtisë së lirë”, konfirmoi Barnier gjatë një diskutimi para një grupi ekspertësh në Bruksel.

Hapja e negociatave tregtare me Londrën kërkon zgjidhjen e kushteve të divorcit, si pasojat e ndarjes për Irlandën dhe zgjidhjen financiare.