‘Zot ma mbaj afër vetes…’, Barbana poston foton me Ergi Dinin dhe thotë fjalë tronditëse

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit shkodran Ergi Dini, e motra Barbana ka përlotur rrjetin.

Barbana ka publikuar pak më parë në faqen e saj në Instagram një foto të saj dhe Ergit.

Fotoja prekëse shoqërohet me fjalët:

 “ZOT,ma mbaj afer vetes…

Me ka marre malli per TY dhe per veten time kur isha me ty…#Ergi”, shkruan këngëtarja shkodrane.

Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motor në Tiranë. Bashkë me të vdiq dhe shoku i tij.