Dështimi i negociatave, Presidenti gjerman: Po përballemi me krizën më të rëndë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se Gjermania po përballet me një krizë të pashembullt pasi bisedimet e koalicionit për qeverinë e re dështuan.

Steinmeier tha se do të mbajë bisedime me krerët e të gjitha palëve të përfshira në diskutime, së bashku me institucionet gjermane. Ai gjithashtu theksoi se të gjitha partitë kanë përgjegjësi të përpiqen të formojnë një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur.

Partia e Lirë Demokratike (FDP) doli nga bisedimet maratonë pak para mesnatës të së dielës, ndërkohë që udhëheqësi i saj Christian Lindner, tha se nuk kishte asnjë "bazë të përbashkët besimi" midis FDP-së dhe partisë se kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se ishte "më mirë të mos qeverisësh fare sesa të qeverisësh keq".

Largimi në mënyrë efektive çoi në shkatërrimin e bisedimeve të koalicionit dhe fundin e një përpjekje rraskapitëse për të formuar një qeveri. /SYRI.net/