Avokati i Orest Sotës: Paratë janë ligjshme, nuk kishte dijeni për patentat e Tahirit

Avokati i Orest Sotës ka ngulmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e klientit të tij janë të ligjshme.

"Fitimet kanë qënë shumëfish të parave të gjetura dhe nuk ka asnjë mëdyshje tjetër.

Shpjegimet për patentat e gjetura i ka Prokuroria

Nga vetë përgjimet që ka bërë Prokuroria del e qartë se shoferi ka bërë gabim të madh se i ka harruar ato patenta atje dhe se Orest Sota s'ka asnjë lidhje

Njohje me ministrin ka, por nuk do të thotë kjo se ka lidhje për këto."