Zbardhen përgjimet e Policisë, Orest Sota - shoferit: Ç'do patenta e Tahirit në makinën time?

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë zbardhur sot edhe përgjimet që Policia i ka bërë Orest Sotës me shoferin L. Almeta. Sota e pyet në një moment: Ç'do patenta e Tahirit në makinën time? 

Shoferi i përgjigjet: I ka harruar Gent Çaka, shoferi i Tahirit.

Më pas, shoferi i Tahirit i përgjuar shprehet në bisedë me shoferin e biznesmenit: Nuk ka faj Oresti, i kam harruar unë aty.