Vokalisti i NRG Band zbulon gjininë e fëmijës

Në fund të muajit shtator, vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me bukuroshen Lolita.

Ndërkohë që është përfolur se Lolita është në pritje të ëmbël, më në fund, Besniku ka konfirmuar se bashkëshortja e tij është 5 muajshe shtatzënë.

Në një intervistë të dhënë për “Mirage”, artisti ka zbuluar gjithashtu gjininë e fëmijës, duke treguar se ai dhe Lolita do të bëhen prindër të një vajze.