Meta, me muzikën e 'Dimrit të fundit', i jep lamtumirën kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo

Presidenti Ilir Meta ka folur me nderim sot, për kompozitorin e shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërrroi jetë.

Në një mesazh në Fb, nga Maqedonia ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Presidenti Meta ka shkruar:

"Të dashur miq! Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës.
Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë."

Dhe, për t'i dhënë lamtumirën e fundit, Meta ka publikuar një video nga filmi "Dimri i Fundit", kolonën zanore të të cilit e ka krijuar Mjeshtri i Madh Lalo.