Ankaraja ndalon të gjitha aktivitet e homoseksualëve: Mund të sulmohen nga qytetarët!

Për arsye sigurie, kryeqyteti turk, Ankaraja, ka ndaluar të gjitha festat, shfaqjet, forumet dhe ekspozitat homoseksuale.

Zyra e guvernatorit tha të dielën se donte të mbronte rendin dhe ndjeshmërinë publike.

Vendimi erdhi pasi javën e kaluar, u ndalua një festival i filmave homoseksualë në gjuhën gjermane , gjithashtu për shkak të sigurisë dhe frikës së sulmeve terroriste por edhe qytetare.

Në Turqi homoseksualiteti është i ligjshëm, por aktivistët thonë se homofobia mes qytetarëve turq është e ‘shfrenuar’.

"Nga e shtuna deri në njoftime të mëtejshëm, të gjitha aktivitetet homoseksuale si shfaqjet, panelet, kongreset, ekspozitat , etj .. janë të ndaluara", tha administrata e qytetit në faqen e saj zyrtare.

Ajo argumenton se aktivitete të tilla në Ankara dhe në krahinën përreth kanë gjasa të "provokojnë reagime të dhunshme nga ana e qytetarëve dhe se janë gjithashtu të rrezikuara nga "terroristët"./SYRI.net/