FOTO/ Floriana Garo shkëlqen në fotot e fundit

Moderatorja e njohur Floriana Garo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Bukuroshja e ekranit, prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni për të jetuar në Zvicër së bashku me partnerin e saj, Enesin.

Floriana shumë shpejt do të bëhet mami i një vajze po aq të bukur sa edhe ajo. Gjithsesi, deri sa vogëlushja e saj të vijë në jetë do pak kohë.

Mami i ardhshëm, edhe pse shtatzënë duket mjaft energjike për të shkuar edhe në festa.

E veshur me një fustan të kuq që e bën të duket një mrekulli, Floriana na ka impresionuar duke na treguar disa foto nga një mbrëmje e veçantë për të.