Inter-Atalanta, notat e lojtarëve. Shihni vlerësimin për Etrit Berishën

Skuadra e Interit u është kthyer fitoreve në Serie A, duke mposhtur Atalantën në “San Siro” me rezultatin e pastër 2-0.

Të dy golat në këtë fitore i shënoi sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, në minutat 51’ dhe 60’.

Sipas “Whoscored”, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Mauro Icardi me notën 8.3 nga 10 sa ishte maksimumi, pasi shënoi të dy golat e fitores.

Ndërsa, më i dobëti në këtë ndeshje ishte Kurtic me notën 5.7.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha u vlerësua me notën 6.2 nga 10 sa ishte maksimumi.