Agim Bahtiri ka fituar ne Mitrovicë, sipas EXIT POLL’it

Sipas rezultatetve të Exit Poll’it, të nxjerrë menjëherë pas mbylljeve të vendvotimeve, në Mitrovicë do të udhëheq edhe për një mandat Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re.

Ashtu siç ishin paralajmëruar, Klan Kosova ka nxjerrë rezultatet nga sondazhet e bëra sot në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Bazuar në këto rezultate, në qytetin e Mitrovicës fitues do të dalë Agim Bahtir, kundër Valdete Idrizit te PDK’se.

Agim Bahtiri kishte udhëhequr në Mitrovicë për katër vitet e kaluara, ndërsa në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve, ai doli i dyti me 27.1 për qind të votave. Idrizi e PDK’së kishte dalë e para me 29.45 për qind.

Exit Polli ka marrë për bazë llogaritjet deri në orën 18:10.