VIDEO/ Teuta-Vllaznia, vjen goli i parë nga një gabim i mbrojtjes

Po zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ndeshja e javës së së 11-të e Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Vllaznisë.

Në minutën e 15-të Çyrbja kalon në avantazh Teutën, pasi përfiton një top në zonën e Vllaznisë nga gabimi i mbrojtësve shkodranë dhe kalon topin mbi portierin, 1-0.