Mbretëresha Elizabetë dhe princ Filipi, foto të reja për përvjetorin e platintë të martesës!

Pas një dite mbushen fiks 70 vjet qëkur mbretëresha Elizabetë dhe princi Filip kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke shënuar kështu martesën më të gjatë ndonjeherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përvetorin e platintë.

Madhëria e saj 91-vjeç dhe Duka 96-vjeçar kanë realizuar një set të ri fotografik për këtë datë të rëndësishme në Kështjellën Windsor. Mbretëresha nuk kishte harruar të vendoste në kraharor mbi fustanin e saj ngjyrë kremi një spilë dhuruar nga Duka në vitin 1966.

Fotoja e parë zyrtare e çiftit më jetëgjatë mbretëror britanik realizuar nga fotografi Matt Holyoak është bërë publike, ndërsa të tjerat, ditët në vijim! Për nder të këtij përvjetori në platintë do të hidhet në treg edhe një monedhë e re me portretet e Elizabetës dhe Filipit.

Dita e hënë shënon edhe ditën e shumëpritur! Çifti mbretëror do të mbajë një darkë zyrtare në Kështjellën Windsor e cila do të qëndrojë e mbyllur për publikun për t’i ofruar sa më shumë privatësi që të jetë e mundur familjes mbretërore.

Pritet të marrin pjesë katër fëmijët e Elizabetës dhe Filipit: Princi Charles, princesha Anna, princi Andrew dhe princi Edward.

/bordo/