FOTO/ 151-Vjetori i lindjes së Ndre Mjedës mbledh studiuesit në Kukël

Dy përkujtime në një ditë bashkuan në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës, personalitete, njerëz të letrave, politikanë dhe banorë të zonës, në edicionin e 13-të të takimeve kulturore “Ditët e Mjedës”, njoftoi ministria e Kulturës.

Sivjet përkoi që 151 vjetori i ditës së lindjes të poetit Ndre Mjeda, të shënonte edhe 100 vjetorin e botimit “Juvenilia”, në 1917-ën në Vjenë, e njohur si kryevepra letrare e Mjedës.

Mjeda ishte modeli i atdhedashurisë dhe intelektualit që rrezaton dituri ndër breza, thanë në fjalën e tyre Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe numri dy i qeverisë Senida Mesi.

Studiues të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi folën mbi figurën e Ndre Mjedës, si dhe veprat që ai la pas, duke i cilësuar si një gur i çmuar në letersinë shqipe.

Aktiviteti u pasua me interpretime të nxënësve të shkollave “Prenke Jakova” dhe “Jordan Misja” të Shkodrës, me pjesë nga poeti i rilindjes sonë kombëtare.