‘Ti nuk din as me ma lyp’/ Ja kujt politikani shqiptar ja dedikoi Bleona këtë këngë

Këngëtarja Bleona Qerreti tregoi sonte detaje që lidhen  me këngën “Ti nuk din as me ma lyp” duke shpjeguar për herë të parë disa nga cilësitë e personit që i kushtohet kjo këngë.

Kënga “Ti nuk din as me ma lyp” asokohe bëri bujë për shkak të titullit provokues, mirëpo bujën e vërtetë e ka bërë sot, më shumë se 10 vite më pas, pasi në studion e “Xing me Ermalin”, Bleona Qerreti zbuloi se ajo në fakt i dedikohet dikujt. “Realisht unë atë këngën ia kam bërë dikujt. Domethënë është një histori e vërtetë pas këngës.”- u shpreh Bleona.

Deklarata e saj surprizoi publikun dhe drejtuesin e emisionit Ermal Mamaqi, i cili këmbënguli që këngëtarja të zbulonte identitetin e personit të cilit i dedikohet kënga. “Nuk është me rëndësi të merremi me emra. Ai është shumë i madh tani dhe ka qenë i madh edhe atëherë. Unë dhe Agim Doçi e kishim fjalën për fenomenin.”- u shpreh Bleona Qerreti, duke refuzuar të zbulojë emrin.

Megjithatë, referuar tekstit në të cilin thuhet “hiq kravatën që ke në fyt”, ajo me siguri i dedikohet një zyrtari dhe siç la të kuptohej Bleona në shakatë e saj me Mamaqin, bëhet fjalë për një politikan.

Rreth viteve 2000-2002, media atëherë publikoi një poezi që një politikan i kishte nisur në telefon Bleonës. Poezia u pikas nga kamerat në parlament dhe deputeti në fakt ishte edhe ministër, ndërsa sot është rikthyer sërish në politikë pas disa vitesh mungesë.