VIDEO/ ‘Derbi’ i kryeqytetit i takon Romës

Roma ka fituar në derbi ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Në minutën e 49’ Roma kaloi në avantazh përmes penaltisë së konvertuar në gol nga Perotti i cili mposhti portierin Strakosha.

4 minuta më vonë rezultatin për vendasit e dyfishoi mesfushori belg Nainggolan, ndërsa në të 72-tën Immobile i dha shpresë Lazios duke shënuar nga pika e bardhë pasi gjyqtari akordoi penalti me ndihen e VAR-it.

Pas kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e tretë më 30 pikë të grumbulluara, por një lojë më pak se skuadrat tjera.