Një ‘këshillë’ e hershme e Batonit për kanabizimin e Shqipërisë

Diku mes vitit 2001-2002 isha në një forum të gazetarëve të Ballkanit që u mbajt në Sarajevë. Përfaqësues të gazetarëve të Kosovës ishin Baton Haxhiu dhe dy gazetarë të tjerë të njohur.

Në bisedat me ta rreth qeverisjes në Shqipëri, Batoni këmbëngulte se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të vinte nëpërmjet lejimit të kultivimit të drogës.

Sot Batoni është një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë në Shqipëri, ndërsa Shqipëria është kthyer në një vend ku mbillet kanabis në çdo pëllëmbë.

Por Shqipëria nuk është një vend me ekonomi të shëndetshme. Të pasur janë vetëm kriminelët, qeveritarët dhe këshilltarët e tyre.