VIDEO/ Barcelona fiton me lehtësi, shkëlqen Suarez

Barcelona ka fituar në transfertë përballë Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez shkëlqeu në këtë ndeshje duke i shënuar të dy gola, ndërsa braziliani Paulinho shënoi golin e tretë, duke ia siguruar edhe një fitore skuadrës katalane.

Kjo ishte fitorja e 11-të në 12 javën e para të kampionatit për Barçen që pozicionohet në vendin e parë 11 pikë më shumë se Reali i Madridit.