Nuk ka më sekrete! Ky është mashkulli ideal për Bleona Qeretin!

Gjatë mbrëmjes së sotme e ftuat në emisionin “Xing me Ermalin” do të jetë këngëtarja Bleona Qereti.

Bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga intervista ku Mamaqi tregon me humor  cili do të ishte kombinimi perfekt për të qenë mashkulli ideal për këngëtaren. 

“Marrim Edi Ramën dhe Pirro Çakon dhe mes pas i hedhim pak Shefqet Kastrati për ta miliardizuar,”-është shprehur Mamaqi. Krahas videos Bleona ka shkruar: “Ja pra ....keshtu gatuan  Ermal Mamaqi..Realisht baby i KE RA PIKES ? Fjala jote ne vesh te Zotit,”-përfundon Bleona në rrjete sociale. 

Vetëm pak ditë më parë ajo ka qenë ne qendër të vëmendjes për shkak të publikimit të një video ku ka treguar sesi ka  ngrirë vezoret.